Gjenerali që refuzoi “partizanin”/ Në SPAK po dëshmon ushtaraku Qirjazi, që kundërshtoi privatizimin

Shqipëria

Gjenerali që refuzoi “partizanin”/ Në SPAK po dëshmon ushtaraku Qirjazi, që kundërshtoi privatizimin

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 19:37
SPAK

Gjenerali ne rezerve Vladimir Qiriazi qëndroi për gati dy orë përballë Prokurores së Posaçme për ti treguar konfliktet që ndodhën 13 vjet më parë, kur ai refuzoi urdhrat që të firmoste privatizimin e kompleksit Partizani.

Heqja e kësaj pasurie nga listat e pronave të ushtrisë e ka vënë në lëvizje SPAK-un që të gjejë përgjegjësit, por deri më tani të gjithë të pyeturit janë në cilësinë e deklaruesit thënë ndryshe të personit që kanë dijeni.

Megjithatë dëshmia e gjeneralit, në atë kohë shef i komandës mbështetëse dhe logjistike tregon përplasjen me ministrat e qeverisë Berisha , të cilët i kërkuan që ai të aprovonte privatizimin ndonëse ky aset i përkiste ministrisë së mbrojtjes dhe jo forcave të armatosura

Dëshmia e gjeneralit ka shtuar listëne atyre që do pyetën , por veç tij ka edhe gjeneralë të tjerë për dosjen e privatizimit të ish kompleksit

Gjatë javës së kaluar u pyetën edhe dy ish ministrat e mbrojtjes së qeverisë Berisha, Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa. ndërkohë që SPAK nuk ka konfirmuar ende se kur do i pyesë të kallëzuarit Sali Berisha ish kryeministër, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe Arben Imami ish ministër i mbrojtjes

Në krye të dy viteve nga denoncimi i socialistit Taulant Balla, SPAK ka kohë deri në nëntor të këtij viti për tu shprehur për dosjen e regjistruar për shpërdorim detyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat