Balla takohet me strukturat e PS-së në Fier: Nisëm përgatitjet për zgjedhjet! Përfunduam procesin e organizimit të partisë në këtë qark

Shqipëria

Balla takohet me strukturat e PS-së në Fier: Nisëm përgatitjet për zgjedhjet! Përfunduam procesin e organizimit të partisë në këtë qark

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 21:30
Taulant Balla

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së konstituimit të Këshillit Koordinues të Partisë Socialist në këtë qark është shprehur se objektivi i Partisë Socialiste në këtë qark për zgjedhjet vendore të cilat do të mbahen në maj të vitit 2023 është rikonfirmimi i qeverisjes vendore në të gjashta bashkitë e qarkut Fier.

“Ajo që është e rëndësishme është nisja e përgatitjeve për zgjedhjet vendore që pritez të mbahen në maj të vitit 2023. Objektivi i Partisë Socialiste në këtë qark është synimi 6 në 6, pra rikonfirmimi i qeverisjes sonë vendore në të gjashta bashkitë e qarkut Fier. Për kētë kemi planifikuar një sërë masash organizative, natyrshëm përfshirja e sa më shumë komunikimeve të drejtpërdrejta me qytetarët në çdo cep të territorit dhe po ashtu një fazë të re do ta quaja unë pranimesh në anëtarësinë e Partisë Socialiste”, tha ndër të tjera Balla.

Gjithashtu Balla gjatë fjalës së tij u shpreh se e rëndësishme është që çdo bashkie t’i jepet drejtuesi i duhur për qytetarët dhe qytetin.

“Besoj që shtatë muaj e gjysëm afërsisht nga dita e zhvillimit tē zgjedhjeve janë të mjaftueshme për të bërë procese sa më të hapura dhe konsultuese me qytetarët, për t’i dhënë çdo bashkie drejtuesin që duhet, por duke i’u referuar edhe eksperiencave dhe modeleve më të mira dhe në fakt Partia Socialiste e Shqipërisë ka modele shumë të mira të qeverisjes vendore edhe në Fier, të cilat kanë ndryshuar rrënjësisht jetën e qytetarëve duke përmirësuar sa më shumë shërbimet dhe duke ofruar sa më shumë investime me cilësi në çdo cep të secilës bashki”, tha Balla.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat