E rëndë, 46-vjeçari përdhunon vajzën e bashkëshortes, teksa e shoqja po lindte fëmijën e tij në spital

Shqipëria

E rëndë, 46-vjeçari përdhunon vajzën e bashkëshortes, teksa e shoqja po lindte fëmijën e tij në spital

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një 46-vjeçar ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare të bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

Gjithçka ka ndodhur dje, 26 shtator, teksa gruaja emigrante ndodhej në maternitet për të sjellë në jetë fëmijën e saj të pestë nga martesa me përdhunuesin e vajzës së saj.

Protothema.gr raporton se kjo nuk ishte hera e parë që 46-vjeçari përdhunonte 13-vjeçaren, e cila theu heshtjen, pasi nuk duroi dot më makthin që po përjetonte në duart e njerkut të saj.

E mitura i rrëfeu mësueses së saj në shkollë makthin që kalonte në shtëpi nga njerku i saj. Ka qenë mësuesja ajo që ka denoncuar rastin në polici.
Për pasojë 46-vjeçari është arrestuar.  Sipas denoncimit të bërë në polici, 46-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën që në vitin 2020, kur vajza ishte vetëm 11 vjeç.

Në fakt, aktet e tij të shëmtuara ishin të shpeshta, pasi siç raportohet, ai dyshohet se e përdhunonte të miturën rreth një herë në javë.

E mitura po trajtohet në klinikën e pediatrisë së spitalit të Heraklionit, ndërsa njerku 46 -vjeçar është arrestuar dhe tashmë ndodhet përballë drejtësisë greke.

Vlen të theksohet se nëna e të miturës, e cila ka 3 fëmijë nga martesa e mëparshme dhe dy fëmijë, një djalë dhe të porsalindur, me 46-vjeçarin nuk e besonte të bijën, kur ajo i thoshte se njerku e përdhunonte.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat