Policia greke plagos një shqiptar, sulmoi oficeren me kaçavidë

Shqipëria

Policia greke plagos një shqiptar, sulmoi oficeren me kaçavidë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Sot në orët e para të mëngjesit, policia greke ka nisur një operacion në zonën e Zografos ku janë kryer kontrolle banesash të personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, kryesisht shpërndarje droge dhe grabitje.

Gjatë operacionit një oficere policie greke e moshës 35 vjeçe është ndjerë keq dhe është shkëputur nga operacioni. Gjatë kohës që po largohej, është sulmuar me kacavide nga një shtetas shqiptar 30 vjec me precedente penale.

Oficerja e policise është kunderpërgjigjur duke goditur me armën e shërbimit ndaj tij dhe duke e lënë të plagosur në këmbë. Ndaj 30 vjeçarit rezulton se kishte 4 urdhër arreste për grabitje, armembajtje dhe drogë.

Edhe shqiptari edhe oficerja janë transportuar në spital për ndihmën e parë. Në operacion marrin pjesë 4 njësi të forcave speciale EKAM, 6 njësi të OPKE, police të Athinës dhe ata te antidrogës. Në pranga mësohet se ka rënë vëllai i shqiptarit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat