Vendosja e fashës së energjisë/ Meta: ERE të thirret në seancë dëgjimore urgjente

Shqipëria

Vendosja e fashës së energjisë/ Meta: ERE të thirret në seancë dëgjimore urgjente

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:57
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon një seancë dëgjimore në Kuvend me Entin Rregullator të Energjisë, që thotë se ka detyrimin të shpjegojë dhe arsyetojë vendosjen e fashës së energjisë, ku për çdo kilovat mbi 800 kWh, energjia do të kushtojë 4.4. herë më shumë.

Në një deklaratë për mediet, Meta shprehet se ERE është institucion në varësi të drejtpërdrejtë të Kuvendit të Shqipërisë dhe ka detyrimin ligjor, shton ai, “të shpjegojë publikisht arsyet financiare, teknike dhe institucionale të sistemit energjetik që kanë çuar në miratimin pa asnjë ndryshim të vendimit të qeverisë për rritjen e energjisë”.

Pasojat do të jenë të rënda për familjarët dhe bizneset, thotë kryetari i partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat