Kim vazhdon takimet lidhur me shqetësimin e ShBA-së për influencën ruse

Shqipëria

Kim vazhdon takimet lidhur me shqetësimin e ShBA-së për influencën ruse

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, sot gjatë ditës është takuar me kryetaren e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku dhe nënkretaren e këtij komisioni Etilda Gjoni në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Kim disa ditë më parë, në takim të ndara, bisedoi edhe me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si edhe kreun zyrtar të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Influenca ruse në veprimtarinë e partive politike, reforma e re territoriale apo edhe amandamentimet në Ligjin për Reformën në Drejtësi mendohet të kenë qenë të fokus të bisedës së zhvilluar mes ambasadores amerikane dhe krerëve të grupeve parlamentare.

Takimi në kryesinë e kuvendit ndodhi një ditë pas takimeve që ambasadorja amerikane zhvilloi me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi e më pas edhe me praninë e përfaqësuesve të partive politike parlamentare, ku shprehu shqetësimin e SHBA-së për influencën ruse në veprimtarinë e partive politike në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat