Gjendet i vdekur në anë të rrugës një person në Vlorë, informacionet e para

Shqipëria

Gjendet i vdekur në anë të rrugës një person në Vlorë, informacionet e para

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në anë të rrugës në aksin që lidh Dukatin me Fushën në zonën e Vlorës.

Nga informacionet paraprake policia bën me dije se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për rrethanat e vdekjes së 70-vjeçarit.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat.

Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat