Përfundon mbledhja e PS-së, Rama zbardh detaje

Shqipëria

Përfundon mbledhja e PS-së, Rama zbardh detaje

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 19:25
Edi Rama

Partia Socialiste mblodhi këtë të martë në orën 18:00 kryesinë e saj.

Në përfundim të saj kryeministri Rama foli për mediat për detajet e mbledhjes.

“Kemi nisur punën për zgjedhjet vendore dhe tani kemi hyrë në fazën e dytë të procesit të organizimit për të cilin kemi folur sot. Kjo vjen në njëkontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës ku ndodhet bota e sidomos Europa.

Inflacioni I luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithccka që është e munur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit të lehtësojmë këtë dhimbje, pjesë e kësaj është edhe komunikimi i vazhdueshëm. Ky është thelbi i takimit të sotëm. Kjo është një skuadër dhe secili ka rolin e tij”, u shpreh Rama në përfundim të takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat