Vrasja e 44-vjeçarit në Pukë, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Shqipëria

Vrasja e 44-vjeçarit në Pukë, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Martin Përgjinin, si autor të dyshuar të vrasjes së Pjetër Kolës në fshatin Qafë Qelë të Pukës.

 Policia bëri me dije se orën 18:00 të pasdites së djeshme është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës, Pjetër Kola, 44-vjeç i cili ishte plagosur me armë zjarri.

Ai është transportuar drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë të specializuar mjekësore por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat