Skandal në Sarandë/ Dy punonjëse keqtrajtojnë 3 të miturit, ndërhyn policia në qendrën e Shtëpisë së Fëmijës

Shqipëria

Skandal në Sarandë/ Dy punonjëse keqtrajtojnë 3 të miturit, ndërhyn policia në qendrën e Shtëpisë së Fëmijës

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Dy punonjëse të Shtëpisë së Fëmijëve në qytetin e Sarandës janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë keqtrajtuara 3 nga fëmijët që jetojnë në këtë institucion.

Pas kallëzimit nga një shtetase për konstatimin e rastit, policia ka ndërhyrë duke ndjekur nga afër rastin.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset  E. K., 48 vjeçe dhe L. B., 38 vjeçe, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijëve, në Sarandë, pasi në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, ka bërë kallëzim shtetasja P. B. se këto punonjëse i kanë keqtrajtuar 3 fëmijët e saj, të cilët qëndrojnë në këtë institucion”, njoftojnë Blutë e Sarandës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat