Rama: Rritet paga për policët, gardistët dhe zjarrfikësit

Shqipëria

Rama: Rritet paga për policët, gardistët dhe zjarrfikësit

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:12
Edi Rama

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media duke u shprehur se do të ketë rritje page për punonjësit e policisë së shtetit, punonjësit e Gardës dhe për zjarrfikësit. Rama shtoi se ky vendim hyn menjëherë në fuqi.

“Kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë, punonjësit e policisë në nivel inspektorësh, si dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page.

Respektivisht 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen për Gardën e Republikës. E njëjta gjë vlen për policinë e burgjeve, për zjarrfikësit, për administratën publike dhe jo vetëm për nëpunësit në shërbimin civil, por gjithë punonjësit mbështetës. Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë. Paga e ardhshme që do marrin këto kategori do jetë paga e rritur. Ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë. Kush ka më pak, mbështetet më shumë.

Nga ana tjetër e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë riindeksuar dhe kemi rritje 9.5 % në raport me pensionin e një vit më parë dhe kjo gjë do të materializohet në pensionet e radhës. E njëjta gjë me të gjitha familjet në ndihmë ekonomike që kanë rritje 10%, por ku gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat