Tentoi të strehonte emigrantët në banesën e tij, vihet në pranga 42-vjeçari

Shqipëria

Tentoi të strehonte emigrantët në banesën e tij, vihet në pranga 42-vjeçari

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar është vënë në pranga, pasi tentoi të strehonte në banesën e tij pesë emigrantë të paligjshëm.

Autori me iniciale E. S., banues në Vlorë, u kap në lagjen “Osman Haxhiu” duke shoqëruar për në banesën e tij emigrantët.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Hosting”, 42-vjeçari do t’i ndihmonte për të kaluar kufirin kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat