Votimi i primareve, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike

Shqipëria

Votimi i primareve, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 11:55
Sali Berisha

Këshilli Kombëtar I Partisë Demokratike është mbledhur këtë të shtunë për votimin e primareve.

Kreu i Këshillit, Edi Paloka tha se në rend dite janë diskutimi i primareve.

“Siç e dini sot në rend dite kemi vetëm një pikë që u kërkua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, shtyrja e rregullores për primaret.  Fillimisht do marrë fjalën doktori dhe më pas do kalojmë me procedurën që ndoqën dhe në mbledhjen e fundit.  Relatimi është bërë nga Z.Kaso, ju besoj e keni parë të gjithë rregulloren. Do të bëjmë pyetje, vërejtje që do të marrin përgjigje nga specialistët dhe më pas do kalojmë në votim sipas nenit apo edhe në tërësi të rregullores”, tha ai.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha tha se sot shënohet një hap i madh i PD-së si forcë politike e rithemeluar.

“Kjo është një mbledhje jashtëzakonisht e rëndësishme për faktin se ne miratojmë sot këtu, rregullat në përputhje me statutin e PD-së, të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve.

Ne sot, në përputhje me vendimet statusore, shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar.

Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë në asnjë mënyrë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati dhe demokrateje për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’u paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta, si një forcë e rithemeluar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat