“E turpshme, PD s’ishte e zonja të nxirrte komisionerë”- Berisha tregon gabimet në zgjedhjet e së kaluarës dhe vendos kushtin

Shqipëria

“E turpshme, PD s’ishte e zonja të nxirrte komisionerë”- Berisha tregon gabimet në zgjedhjet e së kaluarës dhe vendos kushtin

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 12:06
Sali Berisha

Sali Berisha iu është drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, duke thënë se nuk duhet të bëhen më gabimet e së kaluarës në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Teksa u kthye pas në kohë, Berisha u shpreh se është e turpshme se si një parti e madhe kombëtare si PD të mos ketë komisionerë në qendrat e votimit.

Ai theksoi se kushti thelemor për anëtarët është zbatimit i statutit të miratuar nga Partia Demokratike për të mos u thënë shqiptarëve “ kullat si pashë me sy por më duhen satelitë.”

Sali Berisha: “Kryetarët e degëve pas kësaj mbledhje me plan të detajuar. Çfarë doni më shumë ju se fjalën e një mësuesi, inxhinieri, pensionisti. Të trokasin të verifikojnë identifikojnë. Në dy-3 zgjedhjet e fundit kemi pasur qendra votimi pa komisionerë, e turpshme. Një parti kombëtare përfundon… s’është e zonja të nxjerrë komisionerë.  Primaret, grupi i punës ka bërë këto ditë një punë intensive. Por ky grup pune ka pasur një shans dhe fat sepse bazuar në gjithë veprimtarinë, ne miratuam një statut bashkërisht, ky është statuti që ndryshon PD. Statuti vërtet e paraqet para shqiptarëve një forcë tjetër politike, ndaj edhe ngado që të sillemi ne kemi vetëm një alternativë të zbatojmë këtë statut.

Ky është një kusht themelor, statuti është kushtetuta për të mos përfunduar, për të mos u kthyer siç kemi qenë.

Jo këtë ta marrë Kryesia, jo atë, por të ecim kështu shkojmë drejt autokracisë. Çfarë i mbetet anëtarit të duartrokasë, jo. Do marrë pushtetin që i takon, kështu e përcakton statuti. Është kushti i kushteve për të qenë nesër një garanci e plotë e shtetit të së drejtës. Për të mos u thënë shqiptarëve kullat si pashë me sy por më duhen satelitë.

E quaj historike për vendimet që kemi para, për etapën që kalon PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat