Rama në Vlorë/ ‘Ndizen’ emrat e firmëtarëve të pavarësisë, në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë

Shqipëria

Rama në Vlorë/ ‘Ndizen’ emrat e firmëtarëve të pavarësisë, në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 21:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas përfundimit të punimeve në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, park ky që lidh pjesën e brendshme të qytetit me Lungomaren, tashmë janë ndezur edhe emrat e firmëtarëve të pavarësisë, në oborrin e shtëpisë muze.

Kryeministri Rama u ndal gjatë vizitës së tij në Vlorë për të parë nga afër këtë park.

Këtu kemi firmëtarët e pavarësisë të kthyer në xixëllonja, që shkëlqejnë çdo mbrëmje dhe që janë të pranishëm në çdo mëngjes e gjatë gjithë ditës patjetër”, – nënvizoi Kryeministri, teksa përshkoi në këmbë këtë hapësirë të re të qytetit.

“Është një homazh mendoj i denjë dhe i shërben gjithë vizitorëve edhe atyre që vijnë nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga diaspora, por edhe fëmijëve sepse është si libër i hapur i faqes, në faqen ku janë gjithë firmëtarët e pavarësisë. Është një park i bukur dhe me këtë punë i kemi vënë një qershi mbi tortë po themi dhe tani ka marrë dhe ngjyra çdo gjë” – shtoi kreu i qeverisë.

Ky park i ri jo vetëm do t’i shërbejë qytetarëve, por është edhe një atraksion më shumë për turistët vendas e të huaj që pushojnë në qytetin bregdetar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat