Banorët të tronditur nga grabitja në Klos: Këtu s’ka qenë vjedhur një pulë, shteti të ndërhyjë!

Shqipëria

Banorët të tronditur nga grabitja në Klos: Këtu s’ka qenë vjedhur një pulë, shteti të ndërhyjë!

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:50
Banorët në Klos

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotme fshatin Dom në Klos ku u janë grabitur 8 mijë euro dhe 1 milionë lekë një familjeje.

Përpos grabitjes, 5 autorët e maskuar dhe me armë kanë rrahur djalin e familjes dhe lidhën nënë në banesën e tyre.

Nga ana tjetër, ngjarja ka lënë të tronditur banorët e zonës të cilët shprehen nuk mbajë mend gjëra të tilla prej dekadash.

“Është një ngjarje e pazakontë, për fshatin tonë, për lagjen tonë, Në këto 75 vite nuk mbaj mend të jetë vjedhur një pulë. Jemi habitur. Kemi ardhur që në orën 3 të mëngjesit këtu. Policia po punon, por duhet t’i gjejë. Ne nuk dimë gjë se si ka ndodhur. Shyqyr që ka shpëtuar djali, tani të vërë dorë shteti. Zonja e shtëpisë tha se e kanë hapur me çelës autorët valixhen, kanë lidhur nënë e bir. Shyqyr që shpëtuan.”

Ndërsa një banor tjetër tha se nuk është vjedhur asnjë pulë në fshat dhe se familja është shumë e rregullt, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë.

“Edhe një pulë nuk është vjedhur. Kjo familje është më e rregullta në katund. Ata punojnë në shtëpinë e vetë. Erdhëm këtu nuk gjetëm asnjë njeri. Gjetëm nënën dhe djalin, se e lidhën dhe i ranë. Shyqyr që janë gjallë. Djalin e çuan në spital e kanë mjekuar. Qeveria duhet të ndërhyjë, ose të rregullojë ose ta dimë dhe ne. Me mbajt armë dënohemi, po ta dimë dhe ne të marrim masa. Ne as derën se çelim, por duhet të vëmë mend tani. Kërkojmë që personi të dënohet maksimalisht dhe mos të kemi mëshirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat