Grabitje me armë në një banesë? Policia del me sqarim dhe jep detaje nga kallëzimi i një personi

Shqipëria

Grabitje me armë në një banesë? Policia del me sqarim dhe jep detaje nga kallëzimi i një personi

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka dale me nje sqarim pasi u raportua se ka ndodhur nje vjedhje me armë të një shume parash, në një banesë, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës.

Sipas policise, “në fshatin Kosmaç nuk ka ndodhur vjedhje me armë, por më datë 25.09.2022 ka patur një vjedhje që është denoncuar nga vetë i zoti i banesës, i cili ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur vjedhja, në banesë nuk ka qenë asnjë person.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se autorët e vjedhjes i ka parë në momentin që janë larguar nga banesa dhe nuk ka vënë re që të kenë patur armë me vete”.

Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat