Financimet ruse, Balla-Berishës: Çoje në prokurori Lulin, por ti nuk je burrë

Shqipëria

Financimet ruse, Balla-Berishës: Çoje në prokurori Lulin, por ti nuk je burrë

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 21:02
Berisha, Balla

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka replikuar me kryedemokratin Sali Berisha, për financimet ruse në PD.

Ndërkohë që Berisha akuzoi socialistët se morën në mbrojtje Bashën, Balla i kujtoi kryedemokratit se ishte PS ajo që kallëzoi penalisht ish-kryetarin e PD në prokurori, por dosja u mbyll nga një prokuror i cili sot është jashtë sistemit nga vettingu.

Ai ftoi Berishën që nëse ka prova të reja le ta denoncojë sërish në prokurori Lulzim Bashën.

“Luli është i joti jo i imi Sali. Tani që të doli Luli nga vatha ti thua ju e mbroni, ne që e kallëzuam. Po je burrë Sali çoje Lulin në prokurori, por ti nuk ke qenë asnjëherë burrë”, tha Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat