Berisha akuza Ballës, kreu i Grupit të PS: Denonco Lulin nëse ke prova

Shqipëria

Berisha akuza Ballës, kreu i Grupit të PS: Denonco Lulin nëse ke prova

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 22:15
Sali Berisha dhe Taulant Balla

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Taulant Balla janë përplasur sot në Parlament.

Berisha e akuzoi Ballën si të lidhur me Gentian Sharrën, ndërsa u shpreh se do ti publikojë atij dosjen që e implikon edhe sot.

Ndërkohë, Balla i kërkoi Berishës që të bëhet burrë dhe të kallëzojë në Prokurori ish kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Debati:

Berisha: Njeriu që sapo foli është me disa mbiemra droge, megjithatë unë në respekt të qytetarëve po kthej përgjigje. E vërteta është që në marrëveshjen që bëri Rama me CEZ i shkaktoi Shqipërisë 630 mln dollarë fatura që CEZ i detyrohet Shqipërisë. Kjo ishte marrëveshja e tij me Fylen.

CEZ e peshoi në kandar Edi Ramën dhe në kundërshtim flagrant me ndihmën e arbitrit shqiptar Rama firmosi marrëveshjen më të madhe korruptive në historinë e vendit në një kompani që i detyrohej fatura 620 mln dhe detyrohej dëme të tjera 3 mld e 200 mln euro. Kur del këtu më mirë sill Gentian Sharrën. Zotëri Do t’u nxjerr gjithë dosjen e tij, të gjitha transkriptet,  të shohësh që edhe sot je i implikuar me të.

Balla: Unë nuk bëj gabime me rregulloren. Unë nuk i deformova fjalën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat