Për çfarë kanë shpenzuar më shumë vitin e fundit familjet shqiptare?

Shqipëria

Për çfarë kanë shpenzuar më shumë vitin e fundit familjet shqiptare?

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 18:41
Ilustrim

Një familje shqiptare ka shpenzuar mesatarisht vetëm 1.3% më shumë në vitin 2021, sesa një vit më parë, ndërkohë që rritja e çmimeve ka qenë më e lartë. Ushqimet vijojnë të zënë peshën kryesore, një tregues indirekt ky i nivelit të ulët të të ardhurave, që krijon pak mundësi për shpenzime të tjera, pas atyre të domosdoshme.

41.3% e shpenzimeve shkojnë për t’u ushqyer

Sipas INSTAT, sa i përket strukturës së shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF-ve (për një njësi ekonomike familjare), sipas 12 grupeve kryesore të konsumit, peshën më të madhe e zënë grupet:

- Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 34.934 lekë, i cili zë një peshë prej 41,3% në buxhetin familjar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë: “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 17,5%, “perimet” me 17,4%, “mish dhe nënprodukte” me 16,2%, ndjekur nga “bukë dhe drithëra” me 13,6 %. Në krahasim me një vit më parë, kjo peshë është ulur lehtë me 0.3 pikë përqindje.

- Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 8.496 lekë, përbën 10,0 % të totalit të buxhetit familjar.

- Grupi “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e zakonshme e banesës”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 5.772 lekë, zë 6,8 % të buxhetit gjithsej, rritja më e lartë është shënuar në shpenzimet për nëngrupet “blerja e produkteve shtëpiake dhe mirëmbajtje apo riparimi i tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat