Përfundon takimi Alibeaj-Begaj, çfarë u diskutua

Shqipëria

Përfundon takimi Alibeaj-Begaj, çfarë u diskutua

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:33
Enkelejd Alibeaj

Ka përfunduar takimi i Enkelejd Alibeajt me Presidentin, Bajram Begajn.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së zbuloi detaje nga takimi. Ai tha se diskutoi një sërë çështjesh me Presidentin, ndërsa veçoi bisedën lidhur me zgjedhjet lokale të 2023-it.

Alibeaj: Isha sot në një takim me presidencën e republikës. Diskutuam për zgjedhjet lokale të. I shpjegova Begajt se për sa i përket datës ka një segment kohor midis 15 prillit dhe 15 majit. Do duhet të jetë një datë sa më herë Brenda kësaj periudhe. Duhet një orë e më parë ti japim të drejtën shqiptarëve të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet lokale. Një orë e më parë brenda këtij segmenti kohor. Ky ishte qendrimi ynë. I kërkova se momentin kur presidenti do të flasë të jetë moment që mos bëhet pengesë lidhur me miratimin e reformës territoriale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat