Alibeaj nuk e “njeh” Berishën: Presidenti Begaj më ftoi mua si përfaqësues të PD-së

Shqipëria

Alibeaj nuk e “njeh” Berishën: Presidenti Begaj më ftoi mua si përfaqësues të PD-së

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:47
Alibeaj, Berisha

Pas takimit me presidentin Begaj, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj bëji me dije se ai është autoriteti drejtues në Partinë Demokratike aktualisht.

I pyetur nga gazetarët se më herët ishte ftuar në presidencë edhe Oerd Bylykbashi nga Rithemelimi, Alibeaj u shpreh se ai është ftuar si përfaqësues i PD-së.

Alibeaj: E pyeta presidentin dhe ai më tha që më ka ftuar në përfaqësuesin e PD-së. Pastaj presidenti mund të thërrasë kë të dojë në presidencë. Të tjerat mund t’i nxirrni vetë pastaj.

Alibeaj tha edhe se i ka kërkuar presidentit Begaj që të vendosë sa më shpejt datën e zgjedhjeve lokale mes periudhës 15 prill dhe 15 maj 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat