Alibeaj: I kërkova presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve sa më shpejt, shqiptarët duan të votojnë

Shqipëria

Alibeaj: I kërkova presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve sa më shpejt, shqiptarët duan të votojnë

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 19:47
Enkelejd Alibeaj

Pas takimit me presidentin Begaj, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se i ka kërkuar presidentit që të shpallë sa më shpejt datën e zgjedhjeve vendore.

Ai tha se presidenti gjithashtu i kërkoi që shpallja e datës të mos pengojë procesin e reformës territoriale në vend.

Alibeaj: I sugjerova presidentit që të jenë një datë sa më herët brenda 15 prillit dhe 15 majit sepse duhet që partitë një orë më parë t’i japin shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur. Qëndrimi ynë është që një orë e më parë të mbahen zgjedhjet në këtë segment kohor. Shqiptarët duan që të shprehen masivisht një orë e më parë. Ky ishte qëndrimi ynë.

I kërkova edhe momentin se kur do të flasë presidenti për të caktuar zgjedhjet, i kërkova që të jetë një moment që të mos bëhet pengesë për pengimin e reformës Territoriale. I kërkova që të shprehet pas datës 21 dhjetor për të mos krijuar keqkuptimi në lidhje me reformën territoriale. Reforma territoriale i takon shqiptarëve dhe ata e duan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat