Shkarkimi i prokurorit Cani nga vetingu/ Eduard Halimi: Vendimi i KPA-së ka dalë nul!

Shqipëria

Shkarkimi i prokurorit Cani nga vetingu/ Eduard Halimi: Vendimi i KPA-së ka dalë nul!

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 06:44
Eduard Halimi

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka folur mbi vendimin e gjykatës së Strasburgut lidhur me shkarkimin e ish-Prokurorit Besnik Cani nga vetingu. I ftuar në emisionin “Open”, Halimi, i cili ka qenë avokati i Besnik Canit, u shpreh se vendimi i shkallës së dytë të vetingut (KPA-së) ka dalë nul, pasi sipas tij, është në kundërshtim me Konventën Europiane.

Sipas Halimit, Cani mund të rikthehet në detyrë kur në Shqipëri të mbërrijë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut, aty ku ish-prokurori ka ndjekur procesin e tij që pas shkarkimit.

Halimi: Vendim i rëndësishëm për klientin dhe mua si avokat që e kam mbrojtur për rreth një vit në Strasburg. 24 veprime proceduariale të kryera.

Eni Vasili: A do të nxiten vendime të tjera?

Halimi: Më 7 korrik 2021 kur kemi depozituar kërkesën kishte edhe 150 aplikantë, Në shtator 2021 vendimin e përkohshëm Gjykata vendosi që rasti Cani kundër Shqipërisë të ishte rast lider dhe çështjet e tjera u stopuan.

Daci: Nuk është vendim pilot,. është cëcshtja e parë që është marrë në shqyrtim.

Halimi: Është leading case. Gjykata thotë nuk do të ketë domosdoshmërisht aplikim edhe në raste të tjera sepose do të shihen rast pas rasti. Gjykata thotë se janë shqyrtuar të gjitha rastet penale por na impresionojnë ne si kriminelë, çështja që ngrihet është që meqë ka një konflikt interesi trupi gjykues duhet të merrte një vendim, ndërsa ai nuk e mori dhe e kaloi në Kushtetuese që krijoi një rreth vicioz që nuk i dha mundësinë prokurorit të merrte drejtësi.

Vasili: Si e ndikon vetingun?

Halimi: Gjykata thotë që rastet do të shyrtohen rast pas rasti jo automatikisht që të gjitha nuk do të kenë ndikim nga ky rast. Nëse prokurorët apo gjyqtarët kanë të njëjtat shkelje mund të kenë të njëjtin fat. Edhe aplikantët e tjerë do të ndjekin të njejtën rrugë një vjeçare me 24 veprime.

Vasili: Gjykata ka rrëzuar kërkesën për rikthimin në detyrë e dëmshpërblimin?

Halimi: Kemi thënë duam dëmshpërblim 1 euro. Gjykata thotë refuzojmë të trajtojmë kërkesat e tjera se nuk janë në juridiksionin tonë jo se i rrëzojnë. Nuk është rrëzuar as kthimi në detyrë. Është paragrafi 150. Gjykakat vendosi të refuzojë për shqyrtim kërkesën bazuar paragrafin 139, që thonë vendimet janë të natyrën deklarative dhe kjo varet nga ligji vendor.

Vasili: Çdo kërkoni nga KPA?

Halimi: Cani është prokuror ditën që vendimi i gjykatës vjen në Shqipëri. Është larguar me vendim të KPA vendim që është rrëzuar si vendim haptazai kundër me Konventën është haptazi nul.
Asgjë tjetër veç Dhomës së Madhe nuk rrëzon vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Daci: Shkaku i pranimit në Strasburg të kërkesës është dënimi penal i zotit Daci. Thelbi i çështjes i papërshtatshëm me detyrën ishte për shkarkimin nga ish KLD në atë kohë. Nëse ky fakt zhbëhet, atëherë vendimit të Strasburgut i bie argumenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat