Jeni në kërkim të një pune? Ministria e Mbrojtjes del me njoftimin me rëndësi

Shqipëria

Jeni në kërkim të një pune? Ministria e Mbrojtjes del me njoftimin me rëndësi

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 11:33
Ministria e Mbrojtjes

Forcat e Armatosura po ngrenë një strukturë ekselente për Mbrojtjen Kibernetike.

Deri më 18 tetor keni mundësi të aplikoni nëse jeni specialist në këtë fushë. Ministria e Mbrojtjes kërkon 7 të tillë.

“Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike ofron 7 vende për specialistë, të cilët përveç pagës konkurruese do të trajtohen edhe me një bonus të veçantë mbi pagë që varion nga 400 deri në 1 milionë shtesë,” – thuhet në njoftim.

Gjithashtu do të kenë mundësi kualifikimi në qendrat e ekselencës së NATO-s dhe akses në programet e Masterit për Siguri Kibernetike në Akademinë e FA etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat