Dosja “Plumbi i Artë”, ish-zyrtari i Policisë dëshmon në SPAK për misterin e armës!

Shqipëria

Dosja “Plumbi i Artë”, ish-zyrtari i Policisë dëshmon në SPAK për misterin e armës!

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 13:25
Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit

Historia e hedhjes së armës së krimit me të cilën u ekzekutua Emiliano Ramazani në vitin 2020, në pronën e familjes Manhasa, çon për dëshmi zyrtarin e lartë të policisë së shtetit, i cili aso kohe shërbente në Drejtorinë e Elbasanit.

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit, sot shërben në rolin e shefit të Komisariatit në Tiranë, aso kohe u lajmërua nga eprori i tij, drejtuesi i Policisë që të shkonte në servisin e familjes Manhasa, sepse në Polici kishte ardhur informacioni se aty gjendet arma me të cilën ishte ekzekutuar një javë më parë Ramazani. Dhe në fakt, nëndrejtori i Policisë së Elbasanit shkoi bashkë me një grup dhe gjeti në të njëjtin vend ku edhe ishte dhënë informacioni armën e krimit, duke bërë të mundur shoqërimin dhe më pas arrestimin e babë e bir.

E ndërkohë që Policia dhe prokuroria e Elbasanit kishin nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, arrestimi i burrave të familjes Manhasa bëri që ngjarja të spostohej në drejtim tjetër, ndërkohë që më vonë, SPAK-u për këtë devijim fajësoi një tjetër zyrtar policie të kësaj drejtorie të cilin edhe e vuri në pranga. Arrestimi i këtij të fundit u bë pas dëshmisë së dy të penduarve, Henrik Hoxha dhe Nuredin Dumani, të cilët kanë treguar të njëjtin punonjës policie si personin që ishte vënë në dijeni për hedhjen e armës në servisin e Mahnasajve në pas ekzekutimit të Ramazanit, ekzekutim që e ka marrë përsipër Henrik Hoxha por që është kryer nga “nipi” i tij, Skerdi Tasi. Duke pasur parasysh se në operacionin e gjetjes së armës ka marrë pjesë ish-numri dy i Policisë së Elbasanit, ai mësohet se është thirrur për t’u pyetur në lidhje me atë moment, për llogari të hetimeve për një nga grupet kriminale më të fuqishme në vend!

Në fakt, të dërguarit e armës së krimit të vrasjes së Ramazanit, u ideua nga vetë Nuredin Dumani. Sipas të dhënave të mëvonshme por bazuar edhe në dëshmitë e shumta që janë siguruar tashmë për një mori krimesh në vendin tonë dhe që për autorë kanë grupet kriminale që u goditën me rastin e operacionit “Plumbi i Artë”, u tha se Dumani donte të implikonte familjen Manhasa në krimin e vrasjes së Ramazanit. Dhe rezultoi ashtu, pasi Policia i arrestoi babë e bir nën atë akuzë por që ata rezistuan fort duke mohuar jo vetëm ngjarjen, por përfshirjen dhe dijeninë për krimin e rëndë.

Kështu, ish-nëndrejtori i Policisë që drejton aktualisht Komisariatin nr.6 në kryeqytet Alket Shatro është thirrur për të dëshmuar në SPAK në lidhje më një kontroll që i është bërë servisit të familjes Manhasa, ku dhe u zbulua arma e krimit e vrasjes së Emiljano Ramazanit. Në atë kohë, Shatro ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në Policinë e Elbasanit dhe ka organizuar aksionin e kontrolleve ku u gjet arma në fjalë. Dëshmia e zyrtarit të Policisë do ballafaqohet me thëniet e të penduarit Nuredin Dumani.

Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit, i cili aktualisht mban detyrën e shefit të Komisariatit nr.6 në kryeqytet Alket Shatro është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për rreth 40 minuta. Sipas burimeve, Shatro mësohet se është marrë në pyetje në lidhje më dëshminë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, i cili ka pretenduar se i implikuar në ngjarje ishte edhe oficeri Leonard Palushi. Sipas të penduarit të drejtësisë me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat