Ngjela del me paralajmërimin e fortë: Mbajeni mend, kjo do të jetë akuza e rëndë që do t'i ngrihet këtij kryeministri

Shqipëria

Ngjela del me paralajmërimin e fortë: Mbajeni mend, kjo do të jetë akuza e rëndë që do t'i ngrihet këtij kryeministri

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 10:06
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela me anë të një reagim të shkurtër në rrjetet sociale thotë se kryeministrit Edi Rama shumë shpejt do t’i ngrihet akuza që po shpopullon Shqipërinë me anë  të varfërisë së imponuar.

Reagimi i tij:

Armiqësia e Edi Ramësi me pagat e larta, nuk është respekt për kërkesën ekonomike të kohës, por është urrejtje, armiqësi dhe ligësi ndaj shqiptarëve - por ndërkohë është edhe respekt në bashkëpunim me kërkesën e Beogradit dhe Moskës.

Që shqiptatarët mundësisht, me turma, të lënë Shqipërinë.

Mbajeni mend:

Shpopullimi i Shqipërisë me anë të varfërisë se imponuar - kjo do të jetë akuza që do t'i ngrihet këtij kryeministri...

Keni për ta parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat