Spartak Ngjela: Nëse tërhiqet Berisha nga PD-ja, Rama bie për 4 muaj

Shqipëria

Spartak Ngjela: Nëse tërhiqet Berisha nga PD-ja, Rama bie për 4 muaj

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 15:06
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela thotë se nëse tërhiqet Sali Berisha nga Partia Demokratike, qeveria e Edi Ramës rrëzohet për 4 muaj.

Avokati shprehet se nëse Berisha tërhiqet, Alibeaj thërret elementë që formojnë një fluks politik të nivelit të lartë politik e akademik dhe katër muaj zgjat pushteti i Ramës.

Ngjela gjithashtu e sheh të pamundur fitoren e opozitës në Tiranë, sepse sipas tij PD-ja është një parti e përçarë.

“PD është e përçarë, janë dy PD. Një është ligjore, një është fantazmë. Gjithsesi është çarje e brendshme.

Do të dalin me dy kandidatura, ky prandaj e ka marrë Metën që të dalë me Metën. Kurse Alibeaj do të dalë me të vetët. Si do të fitojnë?!Ma tregoni si do të fitojnë?! Janë të përçarë.

Nëqoftëse tërhiqet Saliu, në funksion të përmirësimit të partisë së tij, dhe të bashkohet PD-ja dhe Alibeaj dhe Gjekmarkaj t’i drejtohen të djathtës shqiptare që është në perëndim…Ju nuk e dini se sa intelektualë të nivelit të lartë ka Shqipëria sot në perëndim.

Bota akademike është shumë e fuqishme, janë nëpër universitete profesorë, janë avokatë, janë filozofë, nëpër katedra. Nëqoftëse ky tërhiqet dhe Alibeaj i thërret ata që të formojë një fluks politik të nivelit të lartë, akademik, që e njohin politikën si shkencë jo si pasion për të ardhur në pushtet, atëherë katër muaj zgjat pushteti i Ramës.

Kurse kështu siç janë nuk bie kurrë PS dhe PS ju e dini, jua kam thënë dhe është e provuar. Rama do Saliun. Pse. E di që krijon vakum djathtas në vota. Po ata nuk duan këtë gjendje.

Jua thashë pse ta zgjasim? Nuk e kanë me zgjedhjet. E kanë me rrezikun që ju vjen nga Uashingtoni. E kalojnë dot? Unë them Jo. Kaq, kjo mbaron si pyetje.”, tha avokati në një intervistë në Top News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat