Propozimi i PD për ndarjen territorial/ Deputetja demokrate: Propozojmë 6 qarqe! Ja si bëhet ndarja

Shqipëria

Propozimi i PD për ndarjen territorial/ Deputetja demokrate: Propozojmë 6 qarqe! Ja si bëhet ndarja

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Partia Demokratike ka prezantuar sot propozimet e saj për ndarjen e re territoriale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja Dhurata Çupi tha se PD-ja propozon ndarjen në dy nivele të qeverisjes vendore.

Niveli i parë i pushtetit të përfaqësohet nga bashkitë ndërsa niveli i dytë të përfaqësohet nga qarqet ose rajonet.

Çupi: Ne propozojmë që pushteti vendor të ndahet në dy nivele. Niveli i parë do të përfaqësohet nga bashkitë ndërsa në nivelin e dytë të përfaqësohet nga qarqet ose rajonet.

Përsa i përket qarqeve, PD-ja propozon reduktimin e numrit të tyre nga 12 në 6 qarqe. Çupi thotë se qarqet duhet të bashkohen në këtë formë: Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier-Berat, Vlorë-Gjirokastër.

Çupi: Ne propozojmë rigrupimin e qarqeve. Ne propozojmë nga 12 qarqe të kemi 6 qarqe. Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier Berat, Vlorë-Gjirokastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat