Albpetroli, Berisha firmos vendimin për fituesin e tenderit

Shqipëria

Albpetroli, Berisha firmos vendimin për fituesin e tenderit

Më: 5 tetor 2012 Në ora: 14:57

Kryeministri Berisha firmosi sot vendimin për “Miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit të tenderit për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol” , duke shpallur kandidatin “Vetro Energy”, fitues së tenderit.

Në faqen zyrtare të kryeministrisë thuhet se ky vendim përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm në thellimin e mëtejshëm të reformave ekonomike nga kjo qeveri, e cila ka si përcaktim kryesor të politikave ekonomike, privatizimin.

“Shqipëria është vend i privatizimeve të mëdha dhe ajo disponon aktualisht fushën më të madhe të naftës në Evropë. Si e tillë, është në interesin më të mirë të vendit menaxhimi sa më eficent i burimeve ekzistuese në fushën e hidrokarbureve, por edhe i kërkimit të burimeve te reja. Privatizimi në fjalë synon para së gjithash dhe mbi të gjitha, rritjen e eficencës eksploruese të vendit, duke e koncesionuar këtë në një kompani private” thekson kryeministria.

Sipas kryeministrisë në të gjithë këtë proces qeveria ka si qëllim madhor të saj, shfrytëzimin sa më eficent të potencialeve të vendit, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që pasuritë e fjetura të nëntokës të shndërrohen në vlera monetare dhe punësimi për qytetarët shqiptarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat