Probleme gjatë natës me akset në jug të vendit, rënie gurësh e zona pa energji elektrike

Shqipëria

Probleme gjatë natës me akset në jug të vendit, rënie gurësh e zona pa energji elektrike

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 08:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Koha e keqe në 8 orët e fundit ka krijuar probleme në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë" në Ballaban në aksin Ballaban-Këlcyrë, në aksin rural Valare-Çajup, në aksin Suhë-Zagorie, në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë afër tunelit te Skërficës, në aksin rural Kolonjë- Golem dhe në aksin rural Zenelaj-Zhulat.

Gazetari i Ora News informon se në të gjitha këto akse në 8 orët e fundit ka pasur bllokime të cilat u riparuan në kohë nga ARRSH Rajoni jugor.

Ndërkohe koha e keqe ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësitë Administrative Luftinje Bashkia Memaliaj, Piskovë e Frashër Bashkia Përmet, Zagorie Bashkia Libohovë, Dropull i Sipërm Bashkia Dropull,Odrie Bashkia Gjirokastër.

Po punohet me intesitet për pastrim të gurëve të përrenjëve në rrugët e brendshme të Gjirokastrës, Libohovës, Përmetit, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës, Memaliajt si dhe në të gjitha njësitë administrative pas vërshimit të ujërave.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat