Kokaina nga Kolumbia/ Si doli në përgjime bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, e vetmja femër e arrestuar në mega-operacion…

Shqipëria

Kokaina nga Kolumbia/ Si doli në përgjime bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, e vetmja femër e arrestuar në mega-operacion…

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Ditën e premte, (25 nëntor) SPAK doli për të dhënë detaje të një prej goditjeve më të mëdha në fushën e narkotikëve në vendin tonë.

Përpos personave të arrestuar, të cilët duket se kanë secili nga një rol të caktuar në grup, që thuhet se drejtohej nga një biznesmen, mësohet se ende në kërkim janë edhe 5 persona të tjerë.

Tre pretendohet se janë në Kolumbi, ndërkohë dy janë në Shqipëri.

Mendohet se bëhet fjalë për dy shtetas kolumbianë, të cilët kanë luajtur rolin e ‘mjeshtrave’ të përpunimit të lëndës narkotike brenda ambiente të banesës së zyrtarit të lartë shtetëror.

PO KUSH JANË TË ARRESTUARIT 

Një nga emrat që ishte edhe surpriza e madhe në këtë operacion ishte emri i një vajze, e cila njihej prej vitesh për shkak të historisë së të atit të saj.

Enxhi Ferhati është e vetmja femër e vënë në pranga në kuadër të operacionit antidrogë në Frakull, e cila sipas të dhënave që vijnë nga Fieri është në një lidhje me djalin e zyrtarit të OSHEE-së, Denilsonin, edhe ky i vënë në pranga bashkë me grupin.

Nuk dihet se cili ka qenë roli i vajzës që është vënë në pranga, përveç faktit që kishte njohje me djalin e talentuar në futboll, i cili duket se ka hequr dorë nga kjo lojë prej shumë kohësh.

Po ashtu, në skenë rikthehet sërish emri i Nuredin Dumanit.

Duke qenë se trafiku dhe operacioni zhvilloheshin në Fier, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Në pranga është vënë njëri nga mjekët që u ndalua pikërisht në kohën kur u plagos dhe më pas u prangos Nuredin Dumani në fundin e marsit të këtij viti.

Julian Malaj mësohet se ka dalë në përgjimet që janë mbajtur prej disa muajsh mbi funksionimin e këtij grupi kriminal.

Ai është mjek dhe u bë i njohur konkretisht kur shkoi në banesën ku strehohej Nuredin Dumani me plagë plumbi duke i dhënë ndihmën e parë, por ai u arrestua dhe u hetua për fshehje të së vërtetës dhe moskallëzim krimi.

Grupi hetimor nuk bën me dije as për rolin e mjekut në këtë grup kriminal, sipas Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat