Makina del nga rruga në Maliq, përfundon duke u rrotulluar në arë. Transportohet me urgjencë në spital drejtuesi

Shqipëria

Makina del nga rruga në Maliq, përfundon duke u rrotulluar në arë. Transportohet me urgjencë në spital drejtuesi

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin dytësor Rëmbec-Libonik, në Maliq, ku një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në një arë aty pranë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi 43-vjeçar me inicialet N.V.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës  për marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 07:00, në aksin rrugor dytësor Rëmbec-Libonik, shtetasi N. V., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi N. V., i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat