Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Berisha: Duhet një stendë e zezë për antikombëtarët si Rama

Shqipëria

Mbledhja Shqipëri-Kosovë, Berisha: Duhet një stendë e zezë për antikombëtarët si Rama

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:27
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e së dielës në ambientet e Kuvendit do të mblidhen bashkë qeveria e Kosovës me atë të Shqipërisë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Ndërsa prezantohej me punimet e sjella nga delegacioni i Kosovës, Berisha tha se aty mungonte një stendë e zezë ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare. Si të tillë, kryedemokrati listoi Ramën dhe diktatorin Enver Hoxha, ndërsa shtoi se historia duhet parë me të gjitha dritëhijet e saj.

“Do të doja të kishit një stendë të zezë ku të vendoseshin personalitetet antikombëtare të tipit, Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, si vëllahut të Vuçiçit që i thotë ky për të tall kosovarët. Historinë duhet ta shohim siç është me të gjitha dritëhijet e saj.

Faleminderit për punën që keni bërë,” u shpreh Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat