Përmirësohet situata në qarkun e Lezhës, vetëm 600 Ha nënë ujë, hidrovorët në gatishmëri

Shqipëria

Përmirësohet situata në qarkun e Lezhës, vetëm 600 Ha nënë ujë, hidrovorët në gatishmëri

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 10:28
Lezhë

Duket se është përmirësuar situata e përmbytjeve në qarkun Lezhë, deri në orën 08:30 të ditës së sotme.

Të dhënat nga ky qark bëjnë me dije se në njësinë administrative Dajç, Blinisht uji është tërhequr plotësisht.

Në njësinë administrative Balldren vazhdojnë të jenë 600 ha sipërfaqe tokë të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre.

Konkretisht si qark janë të përmbytur 600 ha tokë bujqësore, kjo vetëm në ish kënetën e Torovicës. Ndërsa në bashkinë Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë, por po punojnë me kapacitet të reduktuar, për shkak të uljes së nivelit të ujit, por vetëm për të ruajtur parametrat. Këtu bën përjashtim hidrovori i Balldrenit, i cili punon me kapacitetin të plotë, me kuotë rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +0.4 m nga +2.0 m kuote kritike, pra kemi rënie me rreth 10 cm që nga raportimet e darkës. Kuota është gjithnjë në ulje. Lumi Gjadër ka rënë në kuota normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat