Konflikt në takimin për primaret e PD-së në Laç! Qëllohet me armë zjarri në ajër, shpallet në kërkim një person (Detajet)

Shqipëria

Konflikt në takimin për primaret e PD-së në Laç! Qëllohet me armë zjarri në ajër, shpallet në kërkim një person (Detajet)

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në mbrëmje në qendër të qytetit të Laçit në një takim elektoral të Partisë Demokratike për procesin e primareve.

Korrespondenti i Panorama.al raporton se ka pasur një takim të kandidatëve të primareve me Kryesinë e PD-së, ku disa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve, ku nga informacionet e para, mësohet se është qëlluar në ajër. Më pas, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, teksa policia ka shpallur autorin. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, teksa pritet edhe reagimi zyrtar i policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat