Meta në një linjë me Berishën: Protesta e 6 dhjetorit, manifestim pro-europian

Shqipëria

Meta në një linjë me Berishën: Protesta e 6 dhjetorit, manifestim pro-europian

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 12:22
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ashtu si Sali Berisha e ka cilësuar si një manifestim pro europian protestën e thirrur më dhjetor.

Më herët Sali Berisha tha se me anë të kësaj proteste do të mirëpres liderët e BE, të cilët vijnë në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Meta ishte për homazhe tek ‘Varrezat e Dëshmorëve’, ku ka folur edhe për protestën e 6 dhjetorit.

Meta ka theksuar se PL “e ka bërë të qartë që dhjetori është muaji i demokracisë, i Europës.”

Pjesë nga intervista:

Një vend ku askush të mos e frenojë më aspiratën për tu anëtarësuar në BE si ka ndodhur vitet e fundit. I jemi mirënjohës BE që pavarësisht vullnetit të qeverisë, mori një vendim edhe për shkak të zhvillimeve më të fundit në kontinent duke vendosur në plan të parë përshpejtimin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. Kjo kërkon energji të brendshme për të përshpejtuar reformat që e bëjnë Shqipërinë të jetë shembull në rajon, për të drejtat e qytetarëve të saj. Siguria në Shqipëri është në kërcënimin e mafies në pushtet. Nuk është njoftuar protestë ndaj kryetarit të bashkisë, bileta e tij pa kthim në 14 maj. Është njoftuar një manifestim pro-europian që gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohjeje dhe për të nxitur Shqipërinë të ecë ne rrugën e integrimin europian dhe procesit të Berlinit. Në Shqipëri nuk ka dhe nuk duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta.

Përse i keni shmangur thirrjet për t’i ftuar qytetarët në protestë?

Meta: E kemi bërë të qartë që dhjetori është muaji i demokracisë, i Europës.

Ju nuk i keni bërë thirrje

Meta: Ndoshta nuk keni qenë te selia e PD, sot ju falënderoj që do ta transmetoni këtë thirrje pro-europian që synon t’i japë fund kapjes së shtetit. Dhe për ti dhënë fund një kërcënimi që i vjen BE dhe Britanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat