Plazh për festa! Vendas e të huaj lahen në det në Vlorë

Shqipëria

Plazh për festa! Vendas e të huaj lahen në det në Vlorë

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Plazh për festa

Në Vlorë bëhet ende plazh. Ditët e pushimit zyrtar të festave të nëntorit nuk kanë qenë të rrallë ata që i kanë shfrytëzuar për not duke përfituar edhe nga një det i qetë pa dallgë.

“Ne shfrytëzojmë këto kohët me diell. Jashtë mund të jetë pak ftohtë, por kur futemi brenda ujërat janë akoma të ngrohta. Dhe ne e kemi bërë traditë që çdo fundjavë vijmë lahemi.”– tha notari Katriot Tajari

“Po shfrytëzojmë ditën e pushimit, dhe lahemi, temp janë normale. Dimri  është pika ime e dobët për tu larë, kush të ketë mundësi lë te vijë, ujërat janë të ngrohta.”- tha notari Rrapo Taho.

Nuk janë vetëm vendasit që sheh këto ditë në ujërat e Jonit. Kostika ka lindur në Korçë por jeton në Amerikën e Veriut, dhe vjen nga një udhëtim rreth botës si turist

“Erdhëm në Tiranë , por nuk na pëlqeu shumë. Dikur më i ri më pëlqente më shumë. Erdhëm këtu në Vlorë, kemi një shtëpi këtu, e bëjmë për sport këtë që të forcojmë trupi”– u shpreh turisti Kostika Spaho.

“Unë vij nga Uashingtoni , po kam jetuar edhe Oregon më parë, dhe  ndaj ne jemi të mësuar me temperaturat e ftohta. Kemi ardhur në Vlorë këto kohët e fundit, na pëlqen shumë uji i kristaltë blu, është shumë ngrohtë. Javën e kaluar për shembull ishim në Norvegji dhe ishte tmerrësisht ftohtë. Ishim në Dhërmi dje, dhe temperaturat na u dukën fantastike.”

Operatorët turistikë në vlorë synojnë që turizmi të jetë aktiv gjithë vitin në bregdet duke tërhequr sa më shumë turistë  të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat