Xhubleta shqiptare pranohet në UNESCO, veshja e lashtë 4 mijë vjeçare, pasuri e gjithë njerëzimit!

Shqipëria

Xhubleta shqiptare pranohet në UNESCO, veshja e lashtë 4 mijë vjeçare, pasuri e gjithë njerëzimit!

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 17:44
Ministrja e Kulturës Elva Margariti

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka bërë me dije se xhubleta është pranuar si pjesë e trashëgimisë kulturore nga UNESCO,  duke e cilësuar si një dhuratë për 110 vjetorin e Pavarësisë.

Përmes  një  postimi në Facebook, Margariti thotë se Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Postimi  plotë i Elva Margaritit:

𝗫𝗵𝘂𝗯𝗹𝗲𝘁𝗮 𝗻𝗲̈ 𝗨𝗡𝗘𝗦𝗖𝗢!

Një lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë tonë #kulturore, si dhuratë në 110-vjetorin e Pavarësisë!

Pas një pune të gjatë, plot përkushtim të një grupi të madh bashkëpunëtorësh, dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u pranua në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Xhubleta shqiptare, e lashtë 4 mijë vjet, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat