“Në rininë tonë kemi ngritur gishtat për Berishën, por…”, deputeti demokrat rrëfen marrëdhëniet me ish-kryeministrin

Shqipëria

“Në rininë tonë kemi ngritur gishtat për Berishën, por…”, deputeti demokrat rrëfen marrëdhëniet me ish-kryeministrin

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 19:18
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur mbi marrëdhëniet e tij me kryedemokratin Sali Berisha.

Përmes një interviste në News24, ku rrëfeu një pjesë të historikut të jetës së tij, ai tha se ka marrëdhënie të mira me Berishën, pavarësisht diferencimeve në mendime.

“Në rinin tonë të gjithë kemi ngritur gishtat për Sali Berishën. Ka qenë dhe është lider historik, ne kemi raporte shumë të mira, madje kemi konsumuar kafe dhe privatisht, por mendojmë ndryshe në ide dhe disa procese që mendoja dhe gjykoja se nga zoti Berisha duhet të kishte kthjellësinë dhe maturin më të madhe se ne tjerët që jemi pasardhësit e tij. Duhet të kishte lëshuar diçka ai i pari nga vetja që demokratët të bëheshin bashkë para se të zgjidhej kryetari”, tha deputeti Korreshi.

Ai foli gjithashtu edhe mbi të shkuarën e familjes së tij nën regjimin komunist, ku tregoi se ishin një familje kulakësh, që iu janë sekuestruar edhe pronat nga partia në pushtet.

“Ne vimë nga një familje kulakësh, nuk kemi qenë të presekutuar por na janë sekuestruar prona nga regjimi. Në vitet 80-të u shpronësuam se në shtëpinë tonë u ndërtua një tjetër fabrikë, humbëm çdo gjë. Unë kam hyrë në politkë nga mllefi që ma ka trashëguar im atë, atij s’ju dha asnjëherë mundësia për t’u arsimuar”, zbuloi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat