Presidenti i Gjermanisë i lë porositë Shqipërisë: Ne ju mbështesim në rrugën drejt BE, por…

Shqipëria

Presidenti i Gjermanisë i lë porositë Shqipërisë: Ne ju mbështesim në rrugën drejt BE, por…

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 11:55
Begaj dhe Steinmeier

Nis konferenca e përbashkët për shtyp e presidentëve Begaj dhe Steinmeier. Në fjalën e tij, presidenti shqiptar theksoi se: “200 marrëveshje bashkëpunimi janë në proces mes dy shteteve”.

Ndërsa presidenti Steinmeier theksoi se Gjermania do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan, ku ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut.

Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces. Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën. Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE. Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjimi ndaj BE-së. Në raportin e progresit në tetor Komisioni Europian konstatoi për Shqipërinë një “nivel të mesëm” të stadit të përgatitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj e priti sot presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë paradite në Presidencë me nderime ushtarake. Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë. Është parashikuar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Presidenti gjerman Steinmeier do të qëndrojë dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat