Lufta në Ukrainë, Kotorri: Po zhvillohet ‘lufta e llogoreve’

Shqipëria

Lufta në Ukrainë, Kotorri: Po zhvillohet ‘lufta e llogoreve’

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 15:30
Brenton Kotorri

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Brenton Kotorri, në një bashkëbisedim në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që akoma nuk ka një datë për bisedime ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Sipas tij aktualisht lufta po zhvillohet në atë që njihet si ‘lufta e llogoreve’.

‘Është mbrotje dhe sulm njëkohësisht, një avancim i trupave ukrainase, deri diku është e tillë, por jemi në një periudhë stanjacioni, të paktën që nga gushti, forcat ruse në fillim donin të arrinin deri në Kiev, por ajo që ndodhi tani është që u zbrapsën’, tha Kotorri.

Për Kotorrin ‘rusët janë tërhequr në një zonë ku ata ndihen komfort, në një zonë lindore që i konsideron të vetët, lufta po bëhet në territor ukrainas. Rajoni i Luhanskut dhe në Zaporizhzhia janë zonat ku po luftohet më shumë aktualisht’.

Në jug rusët mund të kishte avancuar deri në Odesa, por me negociatat që u bënë, janë pezulluar ofensivat në juglindje.

Përsa i përket skenarëve më të mundshëm të ardhshëm, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Kotorri u shpreh kundër dhënies së një parashikimi, por tha që se asnjëra nga palët nuk do të pranojë të dalë humbëse nga kjo luftë dhe të dy duan që të dalin fitues. Kjo gjë do të ndikojë që të mos kemi një zgjidhje të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat