Ambasadori italian nis detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Shqipëria

Ambasadori italian nis detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 21:44
Guido De Sanctis

Ambasadori italian Guido De Sanctis filloi sot detyrën e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Ambasadori De Sanctis është diplomat karriere i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë. Përpara se të emërohej Kryetar i Prezencës, ai ka qenë zëvendësambasador në ambasadën e Italisë në Moskë. Nga viti 2013 deri më 2017, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë..

Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadat italiane në Tripoli, Bernë dhe Kiev.

“Jam i lumtur t’i bashkohem Prezencës në Shqipëri dhe të çoj përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Prezencës dhe vendit pritës”, tha ambasadori De Sanctis

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat