Deklarata bombë e ish-kreut të krimeve të rënda: Krimi po gjen strehën e sigurt te politika, metodat që po përdorin kriminelët

Shqipëria

Deklarata bombë e ish-kreut të krimeve të rënda: Krimi po gjen strehën e sigurt te politika, metodat që po përdorin kriminelët

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 23:14
Foto nga emisoni

Ish-kreu i krimeve të rënda Eugen Beci deklaron se elementë të krimit janë pjesë aktive e politikës në vendin tonë.

Duke folur për rastin e 430 kg kokainë që u gjet e tretur në tonelatat me pleh disa ditë më parë në Fier, Beci, i ftuar në emisionin “Top Story” shprehet se politika u ka krijuar qetësi veprimi kriminelëve.

“Dhe në rastin e fundit kur është bërë arrestimi i 10 personave pas kapjes së një sasie të konsiderueshme kokaine është bërë në formën e dorëzimit të kontrolluar, ku autoritetet ligjzbatuese shqiptare kanë bashkëpunuar ngushtësisht me autoritetet e huaja nga disa shtete, të cilat janë koordinuar nga Prokuroria e Posaçme.

by Taboola

Sponsored Links

You May Like

Incredible toothbrush is all the rage in EuropeWell-Being-Review.com

Kjo do të thotë se sinkronizimi dhe finalizimi me sukses i një operacioni tregon se politika nuk ka mundur t’i mbështesë apo t’i mbrojë personazhet që mund të kishte në gjirin e saj.

Nuk ka mundur t’i mbrojë për shkak të operacionit, për shkak të kompleksitetit të operacionit, për shkak të mënyrës se si ndodh dorëzimi i kontrolluar. Dhe në këtë kuptim, duket se policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, ka bërë shembull këta persona për të realizuar operacionin dhe për të pasur një sukses në fund të kapjes së këtyre personave”.

Kriminelët, shton ish-kreu i krimeve të rënda, po gjejnë strehë të politika:

“Kjo nuk tregon se politika i ka mbajtur në qetësi, kjo tregon se shumë kriminelë vitet e fundit po gjejnë strehim te politika dhe nuk është e thënë që patjetër të kenë dijeni të dyja palët me njëra-tjetrën, që unë e di se ti je kriminel dhe do të të shfrytëzoj. Ato shfrytëzojnë së tepërmi të tërë politikën për të realizuar veprimtarinë e tyre kriminale”.

Beci tregon dhe mënyrën se si, sipas tij, politika po mbështet krimin:

“Nëse vite më parë politike kishte përkrahje nga subjekte kriminale në zona të caktuara të Shqipërisë, duket se tashmë këto subjekte kriminale shpesh herë janë bërë pjesë e politikës, duke shfrytëzuar momentin dhe fuqinë që kanë pasur në zona të caktuara”!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat