Drejt Britanisë me gomone, kapen 12 shqiptarë të tjerë në Belgjikë

Shqipëria

Drejt Britanisë me gomone, kapen 12 shqiptarë të tjerë në Belgjikë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Dymbëdhjetë shqiptarë  u kapën në Belgjikë teksa po udhëtonin me gomone drejt Britanisë.

Ata u arrestuan, nga autoritetet belge.

Gjithashtu u arrestuan dhe dy burra nga Basingstoke në Hampshire të cilët po i ndihmonin emigrantët të kalonin në mënyrë të jashtëligjshme, thuhet në një njoftim të National Crime Agency (NCA).

Oficerët e NCA-së arrestuan gjithashtu një anëtar të tretë të dyshuar të grupit të cilësuar si kriminal në Aylesbury, Buckinghamshire. Më pas ai u la i lirë nën hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat