Sulmi i paligjshëm ndaj Prestige Resort/ Salianji: Duhet një ndërhyrje nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë

Shqipëria

Sulmi i paligjshëm ndaj Prestige Resort/ Salianji: Duhet një ndërhyrje nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 18:06
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e cilësoi shembjen e paligjshme të Prestige Resort si një hakmarrje personale të kryeministrit Rama ndaj mediave të cilat pasqyrojnë realitetin dhe rrezikojnë pushtetin e tij.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, Salianji theksoi se janë cënuar themelet e demokracisë, ndaj ai apeloi për një reagim të fortë të aktorëve ndërkombëtarë.

Ai shtoi se aktualisht Shqipëria është një regjim, ku një person i vetëm kontrollon të gjitha pushtetet përfshirë dhe prokurorinë dhe gjykatat.

“Ky është regjim i plotë nuk funksionon asnjë prej institucioneve, nuk funksionon as gjykata as prokuroria. Këto veprime nuk kanë të bëjnë me ligjin kanë të bëjnë me një situatë ku kryeministri e përdor shtetin për të intimiduar dhe kërcënuar, për shkak se shikon se thënia e të vërtetave riskon pushtetin e tij. Këtu bie çdo element i demokracisë.

Këtu nuk ka më demokraci dhe reagimi i opozitës duhet të jetë dhe më agresiv dhe më i fortë ashtu siç duhet të jetë dhe reagimi i qytetarëve.

Duhet të ketë gjithashtu një ndërhyrje të gjithë aktorit ndërkombëtar në kushtet që riskohen themelet e demokracisë”, tha Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat