Rama bashkëbisedim me qytetarët para samitit të BE-së në Tiranë: Ngjarje historike

Shqipëria

Rama bashkëbisedim me qytetarët para samitit të BE-së në Tiranë: Ngjarje historike

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 11:34
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një bashkëbisedim me qytetarët dhe gazetarët nëpërmjet Facebook-ut, 48 orë përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Ai është shprehur se është vendim strategjik zgjedhja që Samiti  të bëhet në Tiranë.

“ Jemi 48 orë nga një ngjarje e jashtëzakonshme, historike, më e rëndësishmja në marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit. Të gjithë liderat e BE zbresin në Tiranë, për herë të parë në një vend jo të Bashkimit Evropian, në nja samit të BE-së së bashku me Ballkanin Perëndimor. Vendim strategjik zgjedhja që Samiti do të bëhet në Tiranë”.

“Një rrugëtim i përbashkët në një botë që na vendos përballë sfidave të përbashkëta. Qasje tërësisht e re ndaj B.P. Kemi luajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë dhe për tu konsideruar ndryshe. Kthesë strategjike e nxitur nga pandemia si fillim, pastaj edhe nga agresioni rus në Ukrainë në vijim. Është një investim strategjik për Shqipërinë. Nuk është një stacion i  zgjedhur rastësisht, është i mire menduar”, është shprehur Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat