“Ethet” e Primareve në PD, Vokshi: Balotazhi Këlliçi –Alimehmeti më 11 dhjetor, numri i votave për secilin kandidat

Shqipëria

“Ethet” e Primareve në PD, Vokshi: Balotazhi Këlliçi –Alimehmeti më 11 dhjetor, numri i votave për secilin kandidat

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 11:31
Albana Vokshi

Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshit dha sot një deklaratë për mediet në lidhje me procesin e Primareve, që u zhvilluan ditën e djeshme në të gjithë vendin.

Vokshi tha se KOKOE do të njoftojë për gjatë ditës për zhvillimin e ruzalteteve të kutive që nuk janë numëruar ende, ndërsa tha se asnjëri nga kandidatët e Tiranës nuk arritën të sigurojnë 50% plus 1 të votave për të siguruar fitoren, e për të garuar më pas në zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023.

Vokshi tha se balotazhi në Tiranë dp të zhvillohet mes Ilir Alimehmetit dhe Belind Këlliçit. Ilir Alimehmeti ka siguruara në total 2190 vota, ndërsa Këlliçi 4040 vota.

Numri total i votuesve në total: 8470

Vota e vlefshem: 8441
Të pa vlefshme : 29

Nr i votave në Tiranë:

Adriana Kalaja: 128
Belind Këlliçi: 4040
Enkeleda Fejzo: 66
Ftamrir Merkoçi: 35 vota
Gerti Bogdani: 1819
Ilir Alimehmeti: 2190
Julian Deda: 157

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat