Pas tërheqjes së Alimehmetit/ Këlliçi: Unë kryetar, mjeku nënkryetar

Shqipëria

Pas tërheqjes së Alimehmetit/ Këlliçi: Unë kryetar, mjeku nënkryetar

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 21:21
Pas tërheqjes së Alimehmetit/ Këlliçi: Unë kryetar, mjeku nënkryetar

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka bërë një hap pas në Primaret e PD-së.

Ai është tërhequr nga gara duke i lënë kështu vendin Belind Këlliçit si një nga më të votuarit nga anëtarësia e PD-së së Tiranës, që të jetë kandidati i selisë blu për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Tiranës.

“Sot shqiptaret janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. Jam i bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare.

Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale. Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë i bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe.”– tha Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat