Basha dënon sulmin fizik ndaj Berishës: Të hetohet ngjarja!

Shqipëria

Basha dënon sulmin fizik ndaj Berishës: Të hetohet ngjarja!

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 14:51
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Pavarësisht të gjitha përplasjeve dhe mosmarrëveshjeve, ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është solidarizuar me ish-kryeministrin Sali Berisha që u sulmua fizikisht sot gjatë protestës në kryeqytet.

Basha, përmes një reagimi në rrjetet sociale dënon dhunën ndaj Berishës dhe kërkon hetim të plotë për ngjarjen.

“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”.

Gjatë marshimit, Gert Sheu hyri në radhët e protestuesve dhe ka goditur në fytyrë kreun e PD, duke i shkaktuar atij gjakosje.
Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardët e Sali Berishës, duke e mbuluar këtë të fundit me flamuj që të mos dukej nga kamerat.

Ndërkohë, shumë protestues i janë vërsulur personit i cili goditi me grushte Berishën. Ky i fundit është shoqëruar nga efektivët e policisë në Spitalin e Traumës për shkak të dëmtimeve të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat